Darkë me ish të dashurin dhe bashkëshortin? Aktorja e njohur duket se nuk e ka aspak problem

Për aktoren Hilary Duff nuk ka asgjë të keqe të darkosh me ish-të dashurin dhe bashkëshortin në të njëjtën tavolinë.

Aktorja e njohur dhe partneri i saj, Matthew Koma janë parë duke shijuar një darkë nën shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Nicole Richie dhe gruan e tij Joel Madden.

Çiftet ishin të shoqëruar gjithashtu nga Pete Wentz, vokalisiti i grupit “Fall Out Boy” dhe disa personazhe të tjerë të njohur.

Ishte krijuesi i shtëpisë diskografike ‘Pulse Music Group’, ai i cili ndau në Instagram një foto ku shiheshin të gjithë të buzëqeshur krah njëri-tjetrit.

Marrëdhënia e yllit të “How I Met Your Father” dhe rockerit Good Charlotte përfundoi më shumë se një dekadë më parë pas më shumë se dy vitesh lidhje. Thashethemet për romancën e tyre nisën që në vitin 2004 kur aktorja ishte vetëm 16 vjeç.

Menjëherë pas ndarjes së tyre në 2006, Madden filloi të takohej me Richie, dhe ndërsa duket se ruan një raport të mirë miqësor me ish-in e saj.

Ajo dhe Ritchie u martuan në vitin 2010 dhe kanë dy fëmijë, Harlow, 14 dhe Sparrow, 12.