Danjeli, tropojani i “Big Brother 9” mik me Stresin

Danjeli-+-Stresi-2

Duket se lidhja e tij me bionden nga Gjirokastra Fotininë, është konsoliduar vërtet shumë gjatë bashkëjetesës së tyre në shtëpinë e “Big Brother 9”. Këtë fakt ai e deklaroi hapur pasi produksioni i propozoi ndarjen nga e dashura për të luajtur vetëm, të cilin ai e refuzoi duke deklaruar se Fotinia ishte baraz me 100 milionët. Po kush është Danjeli në jetën reale? Ai është 26 vjeç, ka lindur në Tropojë dhe ndjek studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ku jeton që ga mosha 6 vjeçare. Ai ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht me dy motrat dhe vëllain. Danjeli është një djalë me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”, e pse jo për të fituar. Ndërkohë sa u takon miqësive të tij me personazhe të njohur të skenës, kemi siguruar këtë foto të tij me reperin e njohur nga Tropoja, Arkimed Lushaj (Stresin).