Danjeli deklaroi ndarjen, Fotinia reagon e habitur: “Nuk e di nga…”

Ditën e sotme bëri xhiron e rrjetit një status i publikuar në “Instagram” nga Danjeli, ish-banori i “Big Brother 8” i cili njoftonte ndarjen nga e dashura e tij. Pas këtij lajmi, ka reaguar vetë Fotinia e cila e ka mohuar këtë lajm duke thënë se ajo adresë nuk i përket Danjelit, shkruan Who. “Nuk e di nga kush faqe e kanë marrë dhe sa faqe dini ju se kemi, jo nuk është. “LAFODA” është faqja jonë zyrtare”, ka thënë fituesja e BBA për “Gazetën Express”, por pa sqaruar në qoftë se ka ose jo një të vërtetë në të gjithë këtë situatë.