Danjel dhe Fotini zbulojnë ç’do të ndodhë me ta si çift këtë verë
Fotinia dhe Danjeli janë një nga çiftet që do të mbahen mend gjatë, sepse lidhjen e tyre ata e kurorëzuan me ceremoni dasme brenda shtëpisë së “Big Brother”. E pas daljes si fitues nga ata dhanë lajmin e bukur për fansat, se shumë shpejt do të bënin një martesë, ku do të mblidhnin të gjithë të afërmit e tyre. Dasma nuk u organizua, edhe pse si të ftuar përpara pak kohësh në emisionin “Pop Culture”, ata u shprehën se dasmën po e planifikonin për në pranverë. Por çifti e kanë shtyrë sërish, sepse në një video “live” Danjeli dhe Fotinia kanë treguar se dasmën me siguri do ta zhvillojnë gjatë verës, shtyrje kjo që sipas tyre ka ndodhur për shkak të gjendjes ekonomike.