Daniel Craig: Nuk do t’i lej pasuri fëmijëve të mi
Së fundmi aktori , Daniel Craig ka zbuluar se fëmijët e tij nuk do të trashëgojnë pasurinë e tij.
Gjatë një interviste për gazetën ” Candis,” aktori i cili ka një pasuri prej 160 milionë dollarësh u shpreh se beson se trashëgimia e parave është e pakëndëshme.
“Nuk dua t’i lej para fëmijve të mi. Mendoj se trashëgimia është e pakëndshme. Më mirë ti harxhosh ose t’i dhurosh përpara se të ndahesh nga jeta”, deklaroi ai .
Craig, ka një vajzë 29-vjeçe e quajtur Ella me ish-gruan e tij Fiona Loudon, me të cilën u martua nga viti 1992 deri në vitin 1994.
Më pas Daniel u martua me Rachel Weisz në 2011 dhe ata mirëpritën një vajzë së bashku në 2018.