Dan Bilzerian: Më mirë të kesh një grua se të bësh seks me 1000 femra

Playboy famëkeq Dan Bilzerian, i cili ka fjetur me mijëra gra, u bë viral pas një deklarate ku pranoi së gjëja më e mirë për një burrë është martesa vetëm me një femër.

Bilzerian tha në podcastin “Mighty Pursuit” se “kishte bërë seks mesatarisht me tre vajza në ditë” dhe i rriti këto shifra deri në nëntë brenda një dite. Por për herë të parë, dukej sikur Bilzerian nuk po mburrej.

“Kisha një imazh në mendjen time në rritje, sa e mrekullueshme do të ishte kjo gjë”, duke iu referuar seksit me mijëra gra të ndryshme gjatë rrjedhës së jetës së tij.

“Në njëfarë mënyre mendoj se është më mirë të kesh një marrëdhënie monogame, sado e çuditshme t’ju duket që jua them unë,”-qesh.

“Keni dy zgjedhje. Mund të bëni çfarë të doni, të jeni të lirë dhe t’i lejoni po ashtu femrat të jenë të lira dhe thjesht të përdorni prezervativë me të gjitha vajzat, të mos ju interesojë nëse lidhen me djem të tjerë, dhe kjo është thjesht lidhje seksuale,”-shpjegoi ai.

“Ose tjetra, mendoj se mund të gjesh një vajzë me të cilën të pëlqen të kalosh kohë dhe që i besoni njëri-tjetrit. Mendoj se nuk ka gjasa të gjesh një grua që do të jetë ok me ty duke e ditur se fle me gra të tjera teksa ajo kujdeset për ty.”

“Unë mendoj se një vajzë që bën gjëra me ty, me të cilën ke një lidhje mendore, mendoj se seksi është më i mirë. Unë mendoj se je më i qetë. Keni më pak shpërqendrime, energjia juaj nuk shkon në një sërë drejtimesh të ndryshme,” vuri në dukje ai.

“Kështu që unë mendoj se ka shpresë për monogaminë afatgjatë dhe për të qëndruar i tërhequr nga gruaja juaj.”

joq-albania.com