Damiano i Måneskin është i lidhur me aktoren e njohur?

Damiano David, vokalisti i grupit italian rock, Måneskin, mund të jetë në një marrëdhënie me aktoren e njohur, Dove Cameron. Ajo, e pranishme në koncertin e grupit në Brazil, iu bashkua këngëtarit teksa largoheshin së bashku pas përfundimit të shfaqjes.

Dove dhe Damiano janë fotografuar disa herë bashkë gjatë muajve të fundit, duke ndezur thashethemet për një romancë. Dove dhe Damiano janë fotografuar në makinë në Sao Paulo, Brazil.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Just Jared (@justjared)

Më parë, disa burime anonime kanë thënë se Dove dhe Damiano janë parë duke u puthur në një festë.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur për romancën e supozuar.

Damiano, disa kohë më parë u shfaq duke u puthur me një vajzë në një video që u bë shumë virale. Ai kërkoi ndjesë për konfuzionin e shkaktuar (pasi njerëzit e dinin se ishte i lidhur me ish-partneren e tij, Georgia) dhe tha se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes.

“Më vjen shumë keq që doli kjo video, nuk ishte ashtu siç doja ta trajtoja situatën dhe ishte gabimi im,” shkroi këngëtari. Ai sqaroi se nuk kishte pasur “asnjë lloj tradhtie” dhe u kërkoi fansave të “respektonin” natyrën “delikate” të momentit.

Anabelmagazine