Damiano David i Måneskin flet për videon virale dhe ndarjen nga e dashura

Damiano David i Måneskin u shpreh se “i vjen shumë keq” për videon e tij duke puthur një vajzë misterioze, ndërsa konfirmoi ndarjen nga e dashura prej shumë vitesh.

Në një video virale në TikTok, Damiano shihej duke u puthur me një vajzë në një klub nate.

Në një deklaratë të shpërndarë në Instagramin e tij, 24-vjeçari, kërkoi falje për konfuzionin e shkaktuar në lidhje me klipin ndërsa konfirmoi se ai dhe Giorgia Soleri ishin ndarë.

“Më vjen shumë keq që doli kjo video, nuk ishte ashtu siç doja ta trajtoja situatën dhe ishte gabimi im,” shkroi ai.

Ai sqaroi se nuk kishte pasur “asnjë lloj tradhtie” dhe u kërkoi fansave të “respektonin” natyrën “delikate” të momentit.

Ish-e dashura e tij, Giorgia, publikoi një foto të tyre vetëm muajin e kaluar, duke i lënë fansat të hutuar.

Anabelmagazine