Damiano Agalliu i “Big Brother”: Hera e fundit kur shkëmbeva mesazhe dashurie
Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Të them të drejtën kokën lart e kthej çdo ditë. Për të falenderuar krijuesin që kemi jetën dhe jetojmë, që na ka dhënë atë mundësi ta jetojmë si të duam.
Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Mëkati më i madh? S’besoj se kam bërë ndonjë mëkat të madh, por gabime bëjmë çdo ditë. Dhe falë Zotit s’më kanë bërë. (qesh)
Paratë që shpenzove së fundi, dhe pse?
Investimi në muzik ka qenë shpenzimi i të fundit dhe shpresoj t’ia vlejë! Besoj se shpenzimet më të mira janë ato që krijojnë të ardhme.
Kur e përjetove qiellin e shtatë?
Se kam përjetuar ende(qesh). Besoj se asnjë nuk e ka përjetuar atë. Thjesht është një imagjinatë e jona.
Sa kohë ka kaluar kur ndjeve mungesën e gjysmës tjetër?
E kam ndier shumë herë nevojën e gjysmës tjetër, në ato momente kur ndihesh i demoralizuar, nëse nuk arrin diçka që e ke pikësynim. Po ashtu të vrasin edhe fjalët e njerëzve pavarësisht se unë nuk e shpreh. Kur mundohesh të tregosh anën e mirë, dhe nuk vlerësohesh vjen një moment që thua: “Dale ku është gjysma tjetër?!”
E keqja e të qenit çift?
Të qenit çift është e keqe? Aspak s’e besoj këtë. Unë besoj se të qenit çift është shumë mirë për jetën e një mashkulli, sepse femra në krah e plotëson atë, e ndihmon më shumë në jetë.
Nëse do të ishe mashkulli i vetem i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?
Do të ishte shumë e lehtë. Njëra do të ishte bashkëshortja ime, dhe të tjerat shoqet dhe mikeshat. Dhe secila do të kishte kohën dhe vëmendjen e duhur për aq sa i takon.
Kur ke shkembyer mesazhe dashurie për herë të fundit?
Mesazhet e fundit të dashurisë? Para dy orësh. (qesh)