Dalin rezultatet e autopsisë, nipi 27-vjeçar i Elvis Presley qëlloi veten me pushkë gjahu
Benjamin Keough ka vrarë veten. Zyra e ekzaminimit mjekësor në Los Angeles County konfirmoi se nipi i Elvis Presley-t i dha fund jetës së tij.
27-vjeçari u gjet i vdekur në Calabasas të Kalifornisë të dielën.
Rezultatet e autopsisë treguan se Benjamin, i cili është djali i Lisa Marie Presley, vrau veten me armë zjarri.
Sipas burimeve për TMZ, Benjamin qëlloi veten me pushkë gjahu në gojë.
Pas vdekjes së tij, menaxheri i Lisa Marie tha që ajo ishte zemërthyer dhe e shkatërruar.
“Ajo e adhuronte atë djalë. Ishte dashuria e jetës së saj,”– tregoi Roger Widynowski, duke shtuar se këngëtarja po përpiqej të bëhej e fortë për tre vajzat e saj.
Benjamin ishte më i vogli i dy fëmijëve që Lisa Marie Presley kishte me burrin e saj të parë, muzikantin Danny Keough, përpara se të divorcoheshin në 1994. Gjithashtu ish-çifti janë prindër edhe të aktores, Riley Keough, 31 vjeçe.
/Panoramaplus.al