Dalin pamjet nga dasma! Modelja e famshme dhe futbollisti shqiptar i japin fund beqarisë
Modelja e njohur kosovare, Dorina Podrimja dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj i kanë dhënë fund beqarisë.
Çifti u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar pasi modelja i tha “Po” propozimit për martesë të lojtarit.
Dorina Podrimja dhe Florent Hadërgjonaj u bënë zyrtarisht burrë e grua një javë më parë. Ndërsa ditën e sotme kanë dalë pamjet nga dasma e tyre në Gjakovë.
Videot dhe fotot nga ceremonia e martesës janë publikuar nga vetë modelja në rrjetin e saj sociale.
Ajo shfaqet e lumtur krah futbollistit, ndërsa kishte zgjedhur për ditën e dasmës një vello të bardhë dhe një fustan ngjyrë blu. Gjithashtu bukuroshja kosovare u shfaq edhe me veshje popullore në ditën e bukur të jetës së saj.
“Zyrtarisht Zoti dhe Zonja Hadergjonaj💍👰♀️”, shkroi çifti në një postim në Instagram më 27 maj.
Ndërsa në dhjetor njoftuan se ishin fejuar. Në foton e publikuar në atë periudhë shihet sportisti duke mbajtur dorën e modeles, ku në gishtin e saj vihet re unaza me të cilën ai i propozoi për martesë, ndërsa në sfond shkrimi klasik “Marry me (martohu me mua)”.