Dalin PAMJET e VILËS afër TEG-ut, ku u gjet HASHASH në ballkonin e Encës!

Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares Enca Haxhia e cila akuzohet për kultivimi të lëndëve narkotike.

Efektivët e Komisariatit nr. 1 ushtruan kontroll në banesën e shtetases Ruenca Haxhiaj, 27 vjeçe, ku në ballkon u gjetën 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis.

VoxNews ka siguruar pamjet e vilës ku u gjet kanabis në ballkonin e këngëtares së njohur si, Enca. Në pamjet e mëposhtme duket vila e cila ndodhet afë qendrës tregtare TEG.

Pas arrestimit në banesën e saj, këngëtarja ka dhënë shpjegime duke pohuar se është përdoruese dhe se lëndën narkotike e ka për përdorim vetjak.

Bashkë me të renë sipas policisë, gjatë operacionit të koduar me emrin “Balcony”, është ndaluar edhe partneri i Encës.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë se bimët e mbjella në vazo në ballkonin e këngëtares arrinin në lartësinë deri 1 metër.

Por sa e parashikon ligji dënimin për kultivimin e lëndëve narkotike?

Në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

/VoxNews