Dalin pamjet e megaoperacionit me mbi 200 të arrestuar/ Momenti kur policia shoqëron njërin prej tyre! Kush është efektivi që u vu në pranga

Një megaopercion antidrogë është zhvilluar që nga dita e djeshme në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë. Deri tani raportohet për 200 persona të arrestuar.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimi, ku njëri prej tyre shihet me pranga në duar, ndërsa kundërshton ndalimin.

Ky operacion i madh kombëtar anti-droge nga toka dhe ajri u zhvillua në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Helikopterët janë parë të fluturojnë edhe mbi tarracat e pallateve në kryeqytet. Kujtojmë se mes të arrestuarve është edhe një polic, Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP për këtë procedim.

Po ashtu mësohet se pas hekurave ranë dhe shtetasit Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli. Polici akuzohet për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, trafik veprash arti dhe shpërdorim dhe përkrahja të autorit.