Dalin pamjet e fundit të Ervis Martinajt, shkon në shtëpinë e të dashurës dhe largohet me makinë (VIDEO)

Publikohen momentet e fundit të Ervis Martinajt i cili pret qetësisht ashensorin me një qese me ushqime në dorë.

Sipas JOQ, Ervis Martinaj, shihet në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh teksa pamjet tregojnë që ngjit ashensorin me një qese ushqimesh “take-away” në dorë.

Më pas shihet të largohet me mjetin e tij të blinduar super luksoz tip Benz i cili u gjet i braktisur në rrugën e Kombit.

Asgjë nuk është konfirmuar në lidhje me fatin e biznesmenit të lojërave të fatit që nga periudha kur u zhduk pa lënë gjurmë. 36-vjeçari është emër i lakuar në kronikën e zezë në Shqipëri.

Ai njihet për përfshirjen e disa prej ngjarjeve më të bujshme në botën e krimit në vend. Teori të ndryshme kanë qarkulluar për Martinajn që nga koha kur është zhdukur por asgjë nuk është konfimuar ende me prova.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Lapsi.al