I dalin fotot para pubertetit, Oriola Marashi kërcënon ata që menduan se i nxorën të vërtetën

Mjaftoi një foto e publikuar në Facebook nga këngëtari Gjergj Kaçinari, i cili postoi një kujtim të para gjashtë viteve më parë me Oriola Marashin, që modelja dhe sopranoja e njohur të nxehet. Komentet për ndryshimet që u dalluan në Oriolën që ishte dhe atë që është sot në pamje shkaktuan shumë polemika, sepse u komentua ndryshimi i Oriolës, ndryshim i cili sigurisht lidhet me moshën. Modelja nuk ka duruar dhe ditën e sotme me anë të një postimi në Instastory bëri një reagim të gjatë për ata, që shkruan se “i nxorën të vërtetën”, madje edhe duke i “kërcënuar” penalisht.“Unë mendoj se ajo që ti e quan “i nxjerr të vërtetën” realisht është “cyber bullying” dhe është ligjërisht e dënueshme… është fatkeqësi që një injoranti t’i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individë të tjerë që e mbështesin, e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platformë ekspozimi në televizion. Më vjen keq me brezin e ri, që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten.” ka shkruar Oriola. Por ndërkohë, për të treguar se për të nuk është problem i madh që ato fotografi kanë dalë në qarkulli, Oriola i publikoi sërish, madje publikoi edhe disa të tjera foto, të cilat ajo i quan si fotografitë “para pubertetit”. /story.al/