Dalin fotot e para nga dasma mahnitëse e Rita Orës

Dyshja zgjodhën revistën e famshme Vougue, në përvjetorin e tyre të parë, për të publikuar foto dhe video të martesës private, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.

“Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi! Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me Vogue albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, shkruan Vougue.

Vitin e kaluar, ata e mbajtën private dasmën e tyre, duke mos postuar në internet. Ata gjithashtu zbuluan se u martuan në Los Angeles.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

“Në fakt ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që njerëzit shpikin dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete,” pranon Rita.Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur me të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në përvjetorin tonë të parë.”

Regjisori Taika Waititi pranon se ishte Rita ajo që e propozoi dhe ai tha po në çast.

Dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018, të cilën Taika e organizoi në shtëpinë e tij në L.A. Vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin. Rita e propozoi gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022 dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht.

“Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë. Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh”, sqaron Taika.