
Dalin detajet, ky është vendi dhe ora ku ndërroi jetë Ismail Kadare
Këtë të hënë (1 korrik 2024) u nda nga jeta në moshë 88-vjeçare, shkrimtari i madh Shqiptar, Ismail Kadare.
Shtëpia Botuese “Onufri” ka njoftuar se Ismail Kadare ka vdekur në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi pësoi një arrest kardiak.
Ismail Kadare ishte një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar Ismail Kadare shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Kadare indi në Gjirokastër, më 28 Janar 1936.