
Dakota Johnson feston ditëlindjen me partnerin dhe me ish gruan e tij (FOTO)
Aktorja Dakota Johnson ditën e djeshme ka festuar 30 vjetorin.
Ajo organizoi një festë të madhe ku morën pjesë shumë të njohur nga Hollywoodi dhe bota e muzikës, duke përfshirë partnerin e saj Chris Martin, nënën e saj Melanie Griffith, këngëtaren Miley Cyrus dhe aktoren Kate Hudson.

Sikur të mos mjaftonte, në festën e organizuar për ditëlindje, mes të ftuarve ndodhej dhe Gwyneth e cila është parë duke u argëtuar së tepërmi në shoqërinë e Dakotës dhe të ftuarve të tjerë.