Daily Mail: Zbulohet “toonophlia” një tjetër fantazi ѕekѕuale
BDSM apo treshe, shumë njerëz kanë fantazi seksuale që do të donin t’i bënin realitet. Dhe variacionet janë të shumta. Daily Mail shkruan se një studiues britanik ka zbuluar një prej fetishet seksuale më të pazakonta që ai ka hasur. Në librin e tij të ri, Dr. Mark Griffiths është thelluar në atë që njihet si “toonophlia”, një fetish seksual për filmat vizatimorë.
“Teksa isha duke studiuar për fandomin me gëzof (individë që marrin kënaqësi seksuale nga veshja si kafshë ose përfitojnë kënaqësi seksuale nga seksi me dikë të veshur si kafshë) apo seksualitetin me objekt (individët që zhvillojnë emocione të thella ose lidhje romantike me objekte ose struktura specifike të pajeta), vazhdimisht hasja referenca të ndryshme në internet për toonofilinë.
Ajo është një parafili në të cilën individët tërhiqen seksualisht dhe/ose emocionalisht nga personazhet vizatimorë duke përfshirë madje edhe personazhet japoneze të animuara” – tha ai.
Personazhe seksi si Lara Croft, Jessica Rabbit ose Hercules mund të jenë të parët që do t’u vijnë në mendje. Dr Griffiths thotë se ai ka takuar toonofilë të cilët janë të tërhequr seksualisht nga karikatura disi më të pazakonta. Këtu përfshihen Bugs Bunny, The Flintstones dhe madje edhe zonja Pac-Man. Duke shkruar në librin e tij, “Perversionet seksuale dhe parafilitë” ai shpjegon se ka disa përkufizime të ndryshme për toonofile në internet.
Disa pretendojnë se toonofilia vlen vetëm për individët, interesi kryesor ose ekskluziv seksual i të cilëve është tek personazhet e filmave vizatimorë.
“Duket se ka edhe parafili të tjera të ngjashme, si ficto-philia, në të cilën individët tërhiqen romantikisht dhe/ose seksualisht nga personazhet e trilluar në libra apo gameofilia, në të cilat individët tërhiqen romantikisht dhe/ose seksualisht nga personazhet imagjinarë të videolojrave, si p.sh. Lara Croft e Tomb Raider.”
“Një faqe interneti (tashmë e mbyllur) pretendonte se toonofilia shihet si një mënyrë jetese dhe se “për shkak të mungesës së kontakteve fizike midis njerëzve dhe personazheve vizatimorë” shumica e aktivitetit seksual të toonofilëve, çuditërisht, konsiston në masturbim”.
“Në faqen e internetit Go Petition kishte një peticion të vërtetë që kërkonte që marrëdhëniet dhe martesat midis njerëzve dhe personazheve vizatimorë të legalizoheshin” – tha Dr Griffiths. Sipas ekspertit, personazhet më të njohur në mesin e toonofileve janë personazhet anime japoneze. ©LAPSI.al