Dafina Zeqiri tregon dhunën nga ish i dashuri: ‘Ai vazhdonte me kokën lartë…’

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndaluar për t’i dhënë fokus një çështjeje shumë me rëndësi.

Ajo ka reaguar sa i përket rastit të 18 vjeçares nga Ferizaj që shpërfaqë një rutinë të njëjtë – të arsyetimeve e fjalëve pas abuzimeve dhe vrasjeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Dafina mes tjerash ka treguar se edhe vetë ka qenë në një lidhje ku është abuzuar fizikisht teksa fjalët për tradhti kanë qenë po aty.

Duke ndarë përjetimin e saj personal, ajo mes tjerash është shprehur:

“Si është e mundur. Sa herë që një grua dhunohet, abuzohet, kërcënohet e madje vritet, një nga arsyetimet e atij “tipit” është: Ajo po më tradhtonte/ Ajo donte/ Ajo ma kërkoi një gjë të tillë. Dhe ju i besoni? Ajo e “kërkoi” këtë?

Ndaloni së lejuari që të akuzuarit të marrin vëmendje nga gabimet e tyre. Ndaloni abuzuesit nga kryerja e krimeve dhe fajësimi i gruas. Ndaloni akuzuesit që të njollosin një grua.

Unë kam qenë në një lidhje shumë abuzive në fillimet e karrierës dhe gjejeni pak kë e fajësonin. Mua! E njëjta gënjeshtër nën emrin tim: Ajo po më tradhëtonte. Unë kurrë s’kam marrë ndihmë apo përkrahje nga sistemi sepse ishte shumë i korruptuar. Për vite të tëra, unë pranoja komente. Përderisa ai “tipi” vazhdonte me kokën lartë i lumtur sepse kishte vëmendjen”.