
Dafina Zeqiri shton tatuazhet në trup
Dafina Zeqiri është njëra prej këngëtareve shqiptare që ka më së shumti tatuazhe në trup. Por, mesa duket ato që ka nuk po i mjaftojnë. Artistja postoi disa video në Instastory, me anë të cilave ka bërë të ditur se koleksionit të saj të tatuazheve në trup, po i shtohet edhe një tjetër. Dafina ka zgjedhur një artist nga Tirana për ta bërë atë që i pëlqen, shkruan Prive. Presim rezultatin për të parë se çka zgjodhi Dafina kësaj radhe.
