Dafina Zeqiri s’gjen rehat, ndryshon sërish pamjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka dëshmuar se ka guxim që të luajë me pamjen e saj, sidomos me modelin e flokëve. Zeqiri ka ndryshuar drastikisht pamjen e saj duke i prerë flokët krejtësisht të shkurtra.

Dafina-Zeqiri-2

Deri më tani flokët e saja ishin të gjata e të zeza, ndërsa tani këngëtarja ka një prerje të re e cila mund të cilësohet edhe si shumë e guximshme, shkruan Prive. Për momentin ajo ndodhet në Suedi, derisa së fundmi s’kemi dëgjuar shumë këngë të reja nga ajo.