Dafina Zeqiri në prag martese? Unaza në gisht dhe komenti i DJ Geek shkaktuan shumë zhurmë në rrjet

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek gjithmonë lënë vend për dyshime lidhur me raportin mes tyre. Pas një romance që mbaroi shpejtë, dyshja janë të pandashëm në bashkëpunimet në muzikë, ture apo koncerte të ndryshme.

Megjithatë, fansat e Dafinës ende mendojnë se ish-çifti janë rikthyer bashkë. Postimet e fundit të këngëtares kanë ngritur një pikëpyetje të madhe, e jo më kot. Duffye shfaqet me një unazë në gisht në një nga fotot në InstaStory dhe kjo të bën menjëherë të mendosh se Dafina është në prag martese. A nuk ndodhi pak si papritur?

Këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet në profilin e saj në Instagram, duke ruajtur vetëm njërin në veçanti: Duffye veshur me të bardha dhe mbuluar me vello të kuqe. Si për të mos mjaftuar kjo, DJ Geek ka komentuar: “Nusja më e bukur”, ndërsa Dafina i është përgjigjur me ikonën e një çifti.

Duke marrë parasysh që strategjinë e fshirjes së fotove nga Instagrami e kemi parë nga Dua Lipa dhe Ledri Vula, si shenjë lajmërimi për publikimin e një projekti/albumi krejt ndryshe, me shumë mundësi Dafina dhe ekipi i saj po sjellin diçka si asnjëherë më parë.

Megjithatë, prezenca e DJ Geek në ‘lojën’ e Duffye-t tregon jo pak për raportin mes tyre. Mendimi ynë? Nuk bëhet fjalë për ‘vetëm miq të mirë’. Megjithatë, koha do ta tregojë…

News31.al