Dafina Zeqiri ka dy fjalë për Luiz Ejllin

“Big Brother VIP Albania” nuk ka përfshirë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe personazhet publike.

Figura të ndryshme kanë folur rreth dinamikave dhe banorëve, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha i cili foli me superlativa për Luizin.

Mes tyre, ka qenë edhe Dafina Zeqiri ajo e cila ka zbuluar dy të preferuarit e saj nga ky reality-show pak javë më parë. Artistja nuk përfshihet shumë në tema të tilla dhe madje është tërhequr edhe nga intervistat e shpeshta.

Por ajo ka treguar se mbështeste Luizin dhe Efin. Teksa Efi ka dalë artistja vijon mbështet Luizin. Së fundmi, ajo ka ndarë një foto të tijën në Instagram duke shkruar: “Nëse do të jesh fitues, atëherë ji i patrembur si një luan”.