Dafina Zeqiri i përgjigjet ofendimeve në rrjet: “Marilyn Monroe ka pasur ndërhyrje dhe e quajnë natyrale!”

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë unike.

Dafi është një nga nga ato artiste që përgjithësisht merr shumë komente pozitive dhe ndjekësit e duan edhe pse jo gjithmonë ndodh kështu, pasi ka dhe nga ata që ‘ushqehen’ duke ofenduar apo kritikuar. Siç ka ndodhur dhe së fundmi, ku para pak ditësh bukuroshja ndau një video në rrjete sociale ku shfaqej me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mori shumë komente negative lidhur me këtë video. Pasi reagoi me anë të një postimi ditën e djeshme, disa orë më parë artistja ka reaguar sërish teksa i është përgjigjur një ndjekëseje duke u shprehur se si një vajzë që prej vitesh është pjesë e showbiz-it, duhet të jetë e kuruar.

Jam fytyrë publike, kam 15 vite që këndoj dhe punoj si artiste. Nuk flej mirë shpeshherë, punoj natën, udhëtime të shumta dhe normal nuk mjaftojnë te unë vetëm trajtime të fytyrës, por edhe pak ‘botox’ pak filler. Unë prej moshës 28-vjeçare kam filluar për herë të parë (Nuk po flas për operacionin e gjoksit dhe hundës që e kam bërë shumë më herët.) Marilyn Monroe ka pasur ndërhyrje që nuk i di askush dhe e quajnë natyrale, mua të ma thotë dikush, sulen menjëherë disa vajza me komente absurde.

Ditën e djeshme, Dafina ka postuar një video ‘TikTok’ në ‘Instagram’ duke improvizuar dhe zbuluar pak nga kënga e saj e re, duke lajmëruar kështu ndjekësit e saj se së shpejti do të vij me një projekt të ri muzikor që duket se i dedikohet ‘zemrave të thyera‘.

Top Albania Radio