Dafina Zeqiri heq dorë nga koncertet: Do kujdesem për veten

Problemet me shëndetin dhe shfaqjet e kohëve të fundit të Dafina Zeqirit u kanë rënë në sy të gjithë fansave të saj. Në daljet e saj të fundit, Dafina është parë edhe me maskë oksigjeni, që ka shtuar dyshimet se këngëtarja nuk ka qenë në gjendjen më të mirë shëndetësore.

Pasi postoi një video duke mbajtur maskë oksigjeni, të gjithë ndjekësit janë shqetësuar për shëndetin e artistes, ndaj edhe ajo ka shkruar sot që ka vendosur të tërhiqet për pak nga aktivitetet muzikore për t’iu dedikuar shëndetit.

Me anë të një postimi në Twitter, Dafina shkroi se i duhet të bëjë një pauzë nga koncertet, sepse i duhet të kujdeset për shëndetin, pasi trupi i saj nuk mundet të përballojë më lodhje dhe ka nevojë për pushim.

Siç shkruan Dafina, vera ka qenë ‘e çmendur’, por ‘është koha të kujdesem për veten, shëndetin tim’. Urojmë që Dafi të mos ketë asgjë serioze dhe pas këtij pushimi të rikthehet me energji të reja.