Dafina Zeqiri flet publikisht për problemet me depresionin dhe nevojën për të takuar një psikolog

Artistja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Dafina Zeqiri ka folur si rrallëherë në një intervistë ekskluzive për Alaudin Hamitin në ‘NIN’ për karrierën e saj muzikore, lidhjen me fansat dhe gjithçka ka përjetuar në të gjitha vitet e karrierës së saj.

Dafina ka treguar se në momentin kur u zhvendos në Amerikë, nuk u ndje rehat për shkak se producentët atje mendojnë të krijojnë një material muzikor që ata mendojnë se të rri mirë, pa i lënë mundësi këngëtares të shfaqë vetveten.

Zeqiri pohoi gjithashtu për herë të parë publikisht se ka pasur një periudhë shumë të vështirë kur ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi, moment në të cilin ka ndjerë nevojën të shkojë tek një psikolog.

Dafina tha se askush nuk duhet të ketë turp për këto faza sepse gjithkujt i ndodh t’i kalojë.

Ndërsa lidhur me aktualitetin dhe rastet e abuzimeve të ditëve të fundit, këngëtarja ka pohuar se këto histori e prekin shumë dhe se në të tilla momente nuk këshillohet me asnjë nga familja apo menaxherin, por reagon menjëherë edhe në rrjetet sociale.

Dafina shtoi se gëzon një raport shumë të ngushtë me fansat e saj dhe se flet shpesh me ta në grupet në ‘Instagram’, aty ku hera herës ndajnë edhe sekrete me njëri-tjetrin, me kushtin se askush nuk do të tregojë çfarë flasin.