Dafina Zeqiri bën dedikim për Dj Geek pas ndarjes?!
Lidhja e Dafina Zeqirit me Dj Geek ka qenë prej kohësh në vëmendjen e mediave, si një cift mjaft simpatik i showbizit shqiptar, ndërsa pritej me kureshtje nëse kjo marrëdhënie do të përfundonte në altar.
Prej disa kohësh megjithatë, po përflitet se dyshja ka vendosur t`i japë fund marrëdhënies disa vjeçare. Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafi ka fshirë çdo foto me të. Përpos kësaj, dyshimet i ngriti edhe më shumë një postim në Instastory ku thoshte se ndihej ‘Bosh’.
Më pas këngëtarja publikoi këngën e saj të re, e cila titullohet “Harroj” e më këtë edhe pse ende ata nuk kanë reaguar për këto thashetheme, ndjekësit janë të bindur se ata janë ndarë. Së fundi, Dafina ka postuar një video në Tik Tok, ku ndjekësit sic thotë Shqip, mendojnë se është dedikim për Dj Geek për shkak të këngës në sfond dhe nuk është hera e parë që këngëtarja ka postuar të tilla video këto ditë.
Kujtojmë se dyshja janë ndarë edhe një herë përpara disa kohësh, e Dafina i kushtoi disa këngë dhe më pas, ata u ribashkuan.
Bordo