Dafina Zeqiri bën atë që s’e ka bërë asnjë këngëtare, topless gjatë koncertit

Dafina Zeqiri pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur turin e koncerteve të verës nëpër Kosovë e Shqipëri. Koncertin e parë e ka dhënë në qytetin e Mitrovicës për të vazhduar me Prishtinën. Por në një prej koncerteve ka bërë përshtypje zhveshja në pjesën e sipërme, pasi e fotografuar nga shpina ajo duket se është topless. Foton në fjal, Dafina e ka postuar vetë në Instagram, duke e pasuar me fjalët: “Gjakova Nights! Sonte ja fillojmë në Mitrovicë me vazhdim në Duplex Club”. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje se ku është shkrepur kjo foto, por ndjekësit kanë aluduar se mund të jetë zhveshur kështu në koncertin më të fundit që mbajti në Tiranëë.