Dafina vjen me rrëfimin tronditës, ajo dhe gruaja tjetër e burrit ishin shtatzënë në të njëjtën kohë
Banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Dafina në një bisedë të thellë që kishte me Xhulin, ka vazhduar t’i rrëfejë asaj historinë e ndarjes nga ish partneri.
Dafina ka zbuluar se personi në fjalë kishte qenë i ndarë me gruan, dhe kjo e fundit ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me këngëtaren. Ajo po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”.
“Kur ia nisa me shku te ai, ky ish nda me gruan e tij dhe me demek sipas tyre (pohon me gjeste se ka qenë shtatzënë). Shkoja unë në shtëpi e rrija e gjëra. Por, kur erdha në shtëpi u befasova me faktin se fëmija ishte e tmerrshme. Nuk kishte kurrgjë, e tërë shtëpia me llamperia”, ka treguar Dafina.
“E doja nuk do të thotë, unë e kam pas njeriun që i ka pasur milionat, por thjesht nuk kemi mundur të bënim. Por, unë prej familjes e kam të trashëguar që nuk nënçmojnë dikë. Me kalimin e kohës e pashë që diçka po fshehin prej meje. Pas tre-katër muaj lidhje dashurie kam mbetur shtatzënë”, ka shtuar ajo pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.