Dafina nis pushimet me Geek dhe hallin e ka të njëjtë me të shumë femrave

Sezoni i verës, i shumëpritur për artistët është në prag.

E mesa duket, çifti Dj Geek dhe Dafina Zeqiri kanë vendosur të shfrytëzojnë këtë periudhë, para nisjes së datave të koncerteve për pak pushim.

Ata kanë marrë rrugë drejt një prej resorteve të Turqisë, ku po pushojnë me njëri-tjetrin.

Ka qenë Dafina që ka ndarë foto të ‘problemeve’ në çift të cilat janë shumë të përafërta me ato të të gjithëve.

Ajo në fotot e shkrepura nga Geek është shprehur:

“Kur mendon se ai po shkrep një foto të keqe (siç bën zakonisht) por pastaj i shfleton”.

Geek e ka befasuar këtë herë me fotografitë. /Prive.al