Dafina i rikthehet Amerikës, por ka një arsye që do e mbajë në Kosovë
Dafina Zeqiri është rikthyer në Amerikë por kësaj radhe jo për të qëndruar shumë gjatë ashtu siç ka bërë më përpara. Këngëtarja do të kthehet së shpejti në Kosovë pasi ka gati një këngë të re klipi i së cilës do të xhirohet në fillim të muajit shkurt. Burime të PRIVE kanë bërë me dije se projekti i ri është hit pasi çdo gjë është punuar deri në detaje. Kënga e fundit e Dafinës është “Alo” e cila po ecën shumë mirë si në publik ashtu edhe në youtube.