Çuna, duhet t’i lexoni patjetër këto fjalë të Dafina Zeqirit!
Dafina Zeqiri është gjithmonë gati për të folur për temat e mbrojtes së grave.
Këngëtarja e ka treguar shpesh që është e ndjeshme ndaj këtyre temave, duke përdorur imazhin e saj për të kontribuar. Dafina përdor si armë të fortë edhe rrjetet e saj sociale për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Së fundmi i ka dedikuar disa fjalë të ngrohta të gjithë “burrave të vërtetë” sipas saj që mbështesin gratë që kanë në krah.
“Partneri im gjithmonë më mbështet. Më do dhe i beson vendimeve të mia. Dhe më e rëndësishmja më lejon të jem “unë”. Mundem të vesh çfarë zemra ime dëshiron, në skenë, fotoshoot-e, videoklipet muzikor, apo edhe kur dal jashtë. Për të gjithë burrat e vërtëtë, suportues dhe të mrekullueshëm! Përshëndetje,”-shkruan ajo.