Çuditë e virusit, Shqipëria është goditur nga varianti më i lehtë
Studiuesit kanë zbuluar se aktualisht ka tre lloje të këtij koronavirusi që po përhapen në të gjithë botën dhe Shqipëria është goditur nga prej varianteve më të lehta, që nuk shkakton komplikacione shumë serioze.
Ky është lloji i koronavirusit që është shfaqur nga Singapori në Itali, për t’u përhapur më pas në të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë, ku të gjitha rastet e para kishin pasur histori udhëtimi drejt Italisë.
Studiuesit e Universitetit të Kembrixhit hartografuan historinë gjenetike të epidemisë nga dhjetori deri në mars dhe gjetën tre variante të dallueshme, llojin A, B dhe C, të cilat janë sa edhe të ndryshme, aq edhe të lidhura ngushtë. Shqipëria, sipas këtij studimi, i bie të jetë goditur nga lloji C, duke qënë se origjina e epidemisë në vendin tonë vjen nga Italia.
Shkencëtarët besojnë se virusi po ndryshon vazhdimisht për të kapërcyer rezistencën e sistemit imunitar në popullata të ndryshme.
Ajo që ka lënë pa fjalë shkencëtarët është se SHBA-ja po tronditet nga virusi origjinal i zbuluar për herë të parë në Kinë.
Analiza e shkencëtarëve zbuloi se tipi A, virusi origjinal që iu transmetua njerëzve nga lakuriqët, nuk po shfaqej më në Kinë, por në SHBA dhe Australi. Ndërkohë vetë Kina, po përballet me tipin B të koronavirusit, i cili është lloji më i lehtë i Covid-19.
Rezultatet treguan se tipi A ishte më i përhapuri SHBA, ku janë regjistruar më shumë se 400,000 raste të COVID-19. Dy të tretat e mostrave amerikane ishin të tipit A.
Dr Peter Forster dhe ekipi i tij zbuluan se Europa ishte duke u prekur edhe me raste të tipit B, me tre të katërtat e mostrave në vende Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika dhe Holanda.
Ndërkohë, koronavirusi i tipit C, i cili mësohet të jetë një nënkategori e tipit B u përhap më së shumti në Europën Qendrore, atë Lindore dhe Mesdhe përmes Italisë. Forster thotë se ekipi i tij filloi të gjurmonte evolucionin gjenomik të virusit në shkurt, pasi u bë e qartë se përhapja ndërkombëtare ishte e pashmangshme.
“Shumica e rasteve në Wuhan janë të tipit B, ndërsa varianti C u shfaq dhe u përhap fillimisht përmes Singaporit në Itali.” Tipi A është më i afërti me atë që gjendet te lakuriqët dhe konsiderohet të jetë koronavirusi origjinal. Por u habitëm kur pamë se koronavirusi që u gjet në Wuhan, por nuk ishte lloji A”, thotë ai.
Tipi A ka dy nën-grupe dhe i pari, i etiketuar si T-alele, ka lidhje thelbësore me Azinë Lindore pasi u gjet tek amerikanët që jetonin në Wuhan. Sidoqoftë, nën-klasa e dytë e tipit A, e quajtur C-alele, është paksa e ndryshme për shkak të një sërë mutacionesh.
Në studimin, botuar sot në revistën PNAS, studiuesit shkruajnë ndërkohë se tipi B u konstatua se ishte më i butë në sistemin imunitar duke mos shkaktuar probleme shëndetësore serioze. Ndërkohë, as lloji C nuk shkakton probleme vdekjeprurëse shëndetësore tek shumica e pacientëve.
‘’Varianti ‘C’ , që është shfaqur në vendin tonë, cilësohet si ‘vajza’ e tipit B dhe është më i përhapuri në Europë, që gjendet tek pacientët e parë në Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Angli, Suedi dhe Europën Lindore.
Studimi i akademikëve gjurmoi vetëm mostrat e 1000 pacientëve në të gjithë botën, përfshirë shumë nga rastet e para në Europë dhe SHBA.
Sikur të mos mjaftonte kjo, analiza e të dhënave sugjeron se lloji origjinal i virusit mund të kishte qarkulluar në Kinë që në shtator. Dr Forster tha madje që lloji B ishte shfaqur që përpara Krishtëlindjeve.
Kjo do të thotë që virusi tashmë kishte pësuar ndryshime gjenetike para se Kina të regjistronte rastin e parë të COVID-19. Wuhan deklaroi rastin e parë të virusit misterioz në 31 dhjetor.
Eksperti thotë se tipi C i shfaqur në Itali nuk po pësonte ndryshime gjenetike, ndryshe nga dy llojet e tjera.
Burimet: “Washington Post”, “Daily Mail”