Çudit Heidi Klum: Pi gjakun e burrit tim për të qëndruar e re
Të ushqyerit shëndetshëm, qëndrimi i hidratuar, injektimi i botoksit apo përdorimi i kremit të natës, këto janë vetëm disa nga mënyrat se si ne mund të ngadalësojmë shenjat e plakjes dhe të dukemi të rinj përgjithmonë (ose të paktën disa vite shtesë). Megjithatë pirja e gjákut të dikujt nuk është në këtë listë… përveçse nëse je një personazh i famshëm, sigurisht.
Çuditërisht, në këtë rast nuk po flasim për Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, por për ish-supermodelen Heidi Klum, e cila në një intervistë të fundit me “Daily Pop” kur u pyet se si qëndron e re, tha: “Unë thith gjákun e bashkëshortit tim të ri, ky është sekreti: Si një vampir”.
Ish-ylli 49-vjeçare i referohej burri të saj Tom Kulitz, 32 vjeç, por besojmë që puna e pirjes së gjákut është një shaka.
“Ndjehem sikur nuk do të jemi kurrë aq të rinj sa jemi tani, kështu që mund të jetojmë edhe tani,” shtoi ajo, duke treguar se së fundmi bashkë burrin shijuan një udhëtim dy javor në Austri ku mësuan “Si të jemi më të mirë me trupin tonë.”
Duke folur për atë që mësoi gjatë pushimit, ish-supermodelja tregoi një fakt interesant. “Një gjë për të cilën nuk e kisha idenë është se nuk duhet të pini fare kur hani,” tha Heidi. “Asnjë lëng, sepse, me sa duket, ju hollon acidet e stomakut”./ Burimi: Comsopolitan | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA