Cubi: Kam qenë gjithë kohës çuni i babit, por për atë 100-gramëshin…

Esmeralda Metkaj ose “Cubi” siç e njohin të gjithë thotë për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se nofka e saj e famshme, me të cilën e identifikojnë të gjithë, e ka bërë të “harrojë emrin e saj”. Ajo çfarë është interesante, ndryshe nga ç’mendonim, nuk është një emër arti, por një emër i vendosur nga babai i saj.

Cubi: Në fakt është një emër që mua më ka shoqëruar që fëmijë, nuk ka lidhje me artin, nuk është emër arti. Mua ma ka vendosur im atë qëkur kam qenë diku 5-6 vjeç, si një fëmijë harrakat, mos më shihni sot…

Katerina Trungu: Me fund e çupëlina.

Cubi: Fëmija tullac gjithë kohës.

Ermelinda Ndoja: E ka parashikuar babai që të ndjekësh rrugën e artit dhe për të vënë një emër tjetër, një emër që…

Cubi: Në fakt të trashëguar e kam pjesën e artit, por se si do vazhdonte rruga, as ai nuk e dinte.

Katerina Trungu: Shumë interesante.

Cubi: Në fakt kam qenë gjithë kohës “Cubi” i babit, çuni i babit, por për atë 100-gramëshin nuk arritëm dot. Por që jemi shumë mirë kështu siç jemi, shumë të kënaqur se fillojnë pastaj portalet dhe aq duan. Jemi okej./tvklan.al