Ç’sekret fshehin këto vajza që duket sikur e lindën bebin në palestër?
Teksa shumë vajza po vuajnë si t’i heqin ato kilogramët e tepërt nga barku se po afron vera, vajzat e njohura të ekranit që sapo janë bërë nëna, arritën të riktheheshin në format e tyre fizike brenda një kohe shumë të shkurtër.
Emily Ratajkowski postoi një video ku shfaqej me bikini, 5 javë pas lindjes së djalit. Modelja i la të gjithë të habitur, madje edhe Chiara Ferragnin, e cila u bë nënë për herë të dytë së fundmi. “Goce si ka mundësi që ke këtë trup pas lindjes së bebit?” -e pyeti Chiara.
Afërdita Dreshaj gjithashtu u shfaq sot me barkun e sheshtë, pak javë pas ardhjes në jetë të Sky Blue. Modelja nuk është hera e parë që na habit sepse edhe gjatë shtatzënisë për një kohë të gjatë kishte bark të sheshtë.
Elita Rudi postoi një foto duke treguar trupin krenare për format 1 muaj pas ardhjes në jetë të Botës. “Mama trupi jot është i bukur. Po bën dhe ka bërë gjëra të mrekullueshme”-shkroi Elita.
Eliona Pitarka është një tjetër vajzë e njohur që u bë nënë së fundmi. 10 ditë pas lindjes, aktorja postoi një foto ku shfaqej në super formë.
Tani ne duam sekretin!