Cristiano Ronaldo ‘i harron të gjitha’ dhe shfaqet në plazh me familjen!
Cristiano Ronaldo duket se ka lënë pas zhgënjimin në humbjen e ndeshjes së kupës, teksa postonte foto nga pushimet me familjen, para se të drejtojë sërish Portugalinë në kampionatin Euro 2024.
Ronaldo shihej të premten i dëshpëruar pas humbjes së skuadrës së tij Al-Nassr ndaj Al-Hilal ne Arabine Saudite, e cila u nda nga goditjet e penalltive.
Por portugezi postonte sot në rrjetin Instagram fotot duke marrë rreze dielli me një plazh të bukur blu nga prapa, dhe me fizikun në formë që sfidon moshën e tij 39 vjeçare.
Në një tjetër foto kapiteni i Portugalisë shihet me pesë fëmijët dhe partneren Georgina Rodriguez.
Imazhet nga plazhi tregojnë se Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë miqësore të Portugalisë ndaj Finlandës që zhvillohet të martën.
Ai besohet të bashkohet me shokët e skuadrës dhe trajnerin Roberto Martinez për ndeshjen kundër Kroacisë më 8 qershor dhe më pas përballjen e 11 me Irlandën në 21 qershor.
Ronaldo vjen në turneun ndërkombëtar pasi shënoi 50 gola në 51 ndeshje me skuadrën e tij në kampionatin saudit, duke u bërë futbollisti i parë që shpallet golashënues në katër kampionate të ndryshme, teksa më parë është shpallur i tillë në Angli, Spanjë e Itali, shkruan rrjeti Daily Mail.
Top Albania Radio