Cristiano Ronaldo futbollisti i parë që bëhet miliarder

Cristiano Ronaldo i është bashkuar zyrtarisht klubit të miliarderëve të sportit, bashkë me ish-boksierin Floyd Mayweather dhe yllin e golfit, Tiger Woods. Portugezi është i pari futbollist në histori që gëzon këtë status.

35-vjeçari, i cili më herët këtë vit u quajt nga “Forbes” si futbollisti më i paguar në planet për 2020-ën, ka qenë gjithashtu sportisi më i paguar gjatë karantinës. Edhe pse jo në aktivitet, ai është paguar 1.9 milionë paund vetëm për postimet në Instagram.

Me gati 420 milionë fansa në të gjitha rrjetet sociale, duke llogaritur edhe pagën vjetore e bonuset prej 65 milionë paundësh që merr nga Juventusi, Ronaldo ëshë vërtetë një prej atletëve me fitimet më të mëdha. Ndërkohë nga sponsorizimet e firmave të ndryshme dhe nga fitimet e brand-it të tij ai ka marrë 105 milionë dollarë.

Sipas “The Sun” ish-futbollisti i Real Madrid tani ka marrë statusin e miliarderit. Përpara “rivalit të tij të përjetshëm” Lionel Messi, i cili pritet po ashtu ta arrijë këtë status gjatë 2020-ës.  Gjithsesi, pavarësisht këtyre numrave, më i paguari sportist i këtij viti ishte tenisti Roger Federer. Fitimet e tij llogariten deri në 106.3 milionë dollarë.

Kjo është lista më e fundit e ”Forbes” për sportistët më të paguar:

1. Roger Federer (Tennis) – $106.3m

2. Cristiano Ronaldo (Football) – $105m

3. Lionel Messi (Football) – $104m

4. Neymar (Football) – $95.5m

5. LeBron James (Basketball) – $88.2m

6. Stephen Curry (Basketball) – $74.4m

7. Kevin Durant (Basketball) – $63.9m

8. Tiger Woods (Golf) – $62.3m

9. Kirk Cousins (American football) – $60.5m

10. Carson Wentz (American football) – $59.1m

11. Tyson Fury (Boxing) – $57m

11. Russell Westbrook (Basketball) – $57m

13. Lewis Hamilton (Racing driver) – $54m

14. Rory McIlroy (Golf) – $52m

15. Jared Goff (American football) – $49m

16. Conor McGregor (MMA) – $48m

17. James Harden (Basketball) – $47.8m

18. Giannis Antetokounmpo (Basketball) – $47.6m

19. Anthony Joshua (Boxing) – $47m

20. Deontay Wilder (Boxing) – $46.5m

/News31.al