“CR7 është më i miri, por…”- Një tifoze seksi e Juventusit, rrëfehet mbesa ish-Presidentit: Më shkruajnë edhe futbollistë të martuar
Beniada Nishani (Jakiç), bukuroshja nga Durrësi vijon karrierën e saj të suksesshme në Itali në fushën e modelingut si dhe në botën e ekranit si “showgirl”.
Me linjat e saj perfekte, Beniada është një nga femrat më të dashura për publikun, teksa regjistron një numër të madh fansash në “Instagram”. Por përveç modës, ajo ka një lidhje të ngushtë edhe me futbollin, pasi njihet si një tifoze e zjarrtë e Juventusit.
Vetëm disa ditë më parë Beniada pushtoi faqet e mediave më të mëdha në shtetin fqinj, pas kishte arritur të gjente rezultatin e saktë të ndeshjes Inter-Juventus, duke parashikuar triumfin 2-1 të bardhezinjve në Milano.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, modelja durrsake, rrëfen jetën e saj në Itali, marrëdhëniet me Shqipërinë, si dhe lidhjen e gjakut që ka me ish-presidentin Bujar Nishani. Bukuroshja gjithashtu zbulon se ka pasur marrëdhënie me një lojtar të rëndësishëm të Serisë A, ndërsa thotë se merr mesazhe të shumta nga futbollistët në rrjetet sociale.
Beniada, si po shkon karriera juaj profesionale në Itali?
Italia është një vend që më ka dhuruar shumë kënaqësi profesionale dhe i jam mirënjohëse. Jam shumë e lumtur këtu.
Na tregoni diçka më tepër për raportin tuaj më Shqipërinë?
Shqipëria për mua është si ajo mamaja të cilën nuk e shikon shpesh, por që është pjesë e jotja kudo. Sa më shumë rritem, aq më shumë ndiej lidhje shpirtërore me atë vend dhe për këtë jam krenare. Jam larguar në moshë 3-vjeçare, por nuk e kam perceptuar largësinë. Në çdo lloj situate përpiqem që t’i njoh edhe të tjerët më kulturën e Shqipërisë. Miqve u tregoj muzikë tradicionale shqiptare dhe mund t’ju them që e pëlqejnë shumë.
Shpeshherë në Shqipëri ju identifikojnë si mbesën e ish-presidentit Bujar Nishani. Ju bezdis kjo gjë, duke qenë se ju keni një karrierë personale të suksesshme?
Nuk është një problem edhe pse nuk jam ekzaktësisht mbesa, pasi jemi disi më të largët. Nuk më bezdis kjo gjë, por do të më pëlqente të më identifikonin me emër dhe jo nga lidhjet familjare.
Ju njiheni gjithashtu si një tifoze e Juventusit. Si ju ka lindur pasioni për futbollin?
Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV. Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën kuptova që futbolli nuk është thjeshtë një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje.
Sipas jush cila skuadër do ta fitojë Serinë A këtë vit?
Sigurisht uroj me gjithë zemër që të triumfojë Juventusi, ashtu sikurse në Champions.
Kush është lojtari juaj i preferuar?
Është një përgjigje e lehtë, por e merituar: Kristiano Ronaldo. Por admiroj shumë edhe ish-kapitenin e Romës Françesko Toti. Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin.
Sipas shijeve tuaja, cili është futbollisti më seksi?
Islandezi Rurik Gislason ishte lojtari më i bukur në botërorin e fundit. Ndoshta edhe pse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër (qesh)?
Keni pasur romancë ndonjëherë më një futbollist?
Po, kam pasur lidhje me një lojtar shumë të rëndësishëm, por për privatësinë time dhe të tijën preferoj të mos ia zbuloj emrin.
A merrni mesazhe nga futbollistë në rrjetet sociale?
Po janë lojtarë të skuadrave kundërshtare, madje ka edhe nga ata që janë të martuar dhe me fëmijë. Kjo gjë më trishton dhe nuk u jam përgjigjur kurrë. Nuk do të pranoja kurrë, pasi familja nuk preket edhe pse jo të gjitha vajzat e mendojnë si unë.
Mund të na i thoni emrat e tyre?
Nuk mundem, pasi janë të fejuar dhe të martuar. Nëse do të ishin single edhe mund t’i tregoja. Ndonëse ata i fshijnë mesazhet kur nuk u përgjigjem, unë i kam të ruajtura ato. Këtë gjë nuk e kam bërë sepse më intereson që t’i bëj publike, por nëse i takoj ndonjë ditë nga afër do të më pëlqente të kuptoja pse i fshijnë më pas. Kësaj i thonë të hedhësh gurin dhe të fshehësh dorën. Pasi bën një veprim duhet të jesh koherent, në mënyrë që t’i evitosh këto figura të shëmtuara.
PANORAMASPORT.AL