Ç’po ndodh? Puthja në buzë e Xhani Shqerrës me modelen bëhet virale!

Xhani Shqerra, i cili mban postin “Brand Ambassador” i një marke historike italiane të veshjeve për burra në Shqipëri, është zgjedhur përsëri si imazh për koleksionin e ri, “Spring/ Summer 2022”.

Spoti i ri e çon Xhanin në Lago di Como, ku merr rolin e një aktori me partneren e tij modelen Barbara Fumagalli, duke përcjellë kështu një romancë dashurie. Spoti ngjall padyshim ndjesinë e një filmi romacë, i cili mbyllet me një puthje kinematografike mes protagonisëve.

Prania e prezantuesit të njohur, simbol i stilit italian dhe personalitetit shqiptar, Xhani Shqerra mishëron të gjitha vlerat e elegancës dhe autenticitetin që kanë dalluar gjithmonë këtë markë.

Drejtues televiziv, showman, dizajner, një njeri bashkëkohor me një shpirt tëlirë, Xhani Shqerra di si të shkëlqejë çdo punë që mban vulën e tij, ashtu si dhe ky projekt i cili sjell finesën e stilit italian në Shqipëri.