Ç’po ndodh mes tyre, pajtohen Patrisi me Tunën? Ai publikon momentin e bukur me të birin

Rreth dy muaj pas ardhjes në jetë, Patris Berisha ka publikuar në rrjete sociale një video me të birin, Zen. Lajmi se kanë mirëpritur djalin e dytë erdhi në një kohë kur qarkullonin spekulimet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Me veprimet e tyre, ish çifti ka treguar se ndarja nuk ka qenë aspak miqësore, megjithatë ata duhet të bëhen bashkë për hir të fëmijëve. Ditën e sotme, Patrisi ka publikuar një video, ku shihet duke larë të voglin.

“Zen”, ka shkruar ai krahas videos shoqëruar me një zemër. Kjo është parë nga fansat si një shenjë se gjërat mes tyre mund të jenë përmirësuar. Sakaq, kujtojmë që ata nuk kanë folur kurrë për shkakun e ndarjes.