Ç’po ndodh mes tyre? Irina Shayk refuzon ta shoqërojë Kanye-n sërish në Francë
Burimet për Page Six kanë bërë të ditur se Kanye i ka kërkuar Irina-s të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por modelja e refuzoi.
Duket se romanca mes Irina Shayk dhe Kanye Ëest ka përfunduar, ose të paktën kështu na lë të kuptojmë veprimi i tyre i fundit.
Burimet për Page Six kanë bërë të ditur se Kanye i ka kërkuar Irina-s të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por modelja e refuzoi.
“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të,” thotë burimi, duke shpjeguar se Irina i tha jo udhëtimit, në mënyrë që të shmangte titujt e gazetave e portaleve.
Për herë të parë, dyshja u panë sëbashku në Provence të Francës, në qershor, për të festuar ditëlindjen e 44-të të Ëest. Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte duke zbritur nga një avion në SHBA, pasi u kthyen nga udhëtimi në Francë.
(kle.m./dosja.al)