Ç’po ndodh mes Elia Zaharisë dhe princ Lekës?!

Nëse ndiqni në Instagram Elia Zaharinë dhe princin Leka, mund ta keni vënë re se prej kohësh ata nuk publikojnë foto bashkë dhe për ditëlindjen e vjazës së tyre Geraldinë, ata nuk u shfaqën së bashku.

Elia publikoi disa foto nga ditëlindja dhe askund nuk shihet princ Leka, çka ka ngjallur dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje.

Princ Leka e ka uruar në Instagram vajzën, me një foto dhe një dedikim ku shkruan: “Gëzuar ditelindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat e tua, mezi pres të shoh se çfarë aventurash emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm”.

Prej kohësh, Elia dhe Leka nuk shfaqen bashkë as në evente dhe ngjarje të ndryshme ku ka qenë i ftuar princi. Më parë, Elia e shoqëronte në çdo event të rëndësishëm bashkëshortin. Por, përpos ngjarjeve, ata nuk kanë publikuar prej kohësh një foto së bashku.

Por, nuk duhet të nxitojmë me konkluzionet, pasi princi mund të ketë pasur evente të rëndësishme në ditën e lindjes së Geraldinës, apo në momentin kur janë shkrepur fotot. Njëjtë edhe për mosprezencën e Elias në ngjarjet ku ka qenë princ Leka. Ajo mund të ketë qenë e zënë më projektet e saj artistike.

Një tjetër ‘provë’ ngre dyshimet se ka një krizë në çift, është fakti që princi Leka nuk e ndjek në Instagram Elian, ndërkohë që kjo e fundit e ka follow.

Megjithatë, duhet ta theksojmë se Instagram-i dhe jeta reale nuk janë absolutisht e njëjta gjë dhe postimet apo follow-t në rrjetet sociale nuk përkufizojnë marrëdhënien e një çifti. Mund të bëhet fjalë për një ndarje, por edhe për një pauzë nga rrjetet sociale.

Anabelmagazine