Cozman në lidhje të re dashurie, zbulohet prezantuesja që e mbështet

Cozman, reperi i njohur shqiptar për shumë hite, ka nisur një lidhje të re me moderatoren e njohur kosovare, Blerona Zeqiri, shkruan Who.Brunia simpatike është fotografuar shpesh krah tij, por së fundmi ka qenë një postim në ‘Instagram’ që i ka shtuar dyshimet. Duket se Blerona e mbështet reperin në çdo projekt, siç ka bërë edhe te i radhës.Ajo ka publikuar këngën që quhet ‘E jemja’ dhe krahas videos , moderatorja ka vënë vetëm një zemër.Romanca nuk është konfirmuar akoma nga çifti, pavarësisht se janë fotografuar shpesh bashkë. Kujtojmë që kjo është hera e parë që Cozman përflitet për një lidhje dashurie që pas ndarjes nga Tuna.