Cozman dhe Skivi shpallin falimentimin e “Babastars” pas largimit të tyre, fitimet e liderit Getoar Selimi dhe aksionerëve repera

Reperi Cozman deklaroi gjatë ditës së djeshme se nuk ishte më pjesë e labelit “Babastars”, sepse ishte lodhur nga reperat fallco që janë askushi Mirëpo të gjithë menduan se ky reagim ishte momental, derisa menaxheri i labelit Dekorim Sahiti e konfirmoi. Pak minuta më parë, Cozman ka bërë një sqarim për publikun në “Instagram” duke thënë se reagimi ishte i akumuluar prej disa kohësh. Sipas tij, debatet kanë lindur pasi grupi kishte parësor biznesin dhe interesat personale karshi parave. Pavarësisht gjithçkaje, ai pranon se ”Babastars-at” i ka ende tatuazh në zemër. “Me Sinqeritetin Ma Tmadh si prej dites t’pare, Ur Boy Cozman”, shkruan Cozman ndërkohë që ka publikuar dhe fitimet e firmës “Babastars sh.p.k”.

Cozman-2

Vihet re mjaft qartë që fitimet më larta në diferencë nga pjesëtarët e tjerë të grupit, i ka lideri Getoar Selimi, ndërkohë të tjerët vijnë poshtë tij. Pas tij edhe Skivi zyrtarizon largimin nga ‘Babastars’, duke deklaruar se të krijojë labelin e tij. Muajt e fundit, Skivi është përfolur shpesh në media për largimin e tij nga grupi ‘Babastars’. Ditën e sotme të gjithë reperët kanë vendosur të flasin për këto thashetheme dhe Skivi ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij. Në një rrëfim shumë të sinqertë, reperi ka treguar si është themeluar grupi dhe çfarë e shkaktoi këtë shpërbërje të tij. Skivi ka thënë se grupi u krijua në vitin 2011 me kontributin e tij, të Getoarit, Ledri Vulës dhe Agon Amigës.

Cozman-1

Ai ka treguar se pas ndarjes me Ledrin nga grupi ‘Skillz’, miqtë e bindën të qëndronte në ‘Babastars’. Megjithatë me kalimin e viteve gjërat kanë ndryshuar në grup dhe reperi ka treguar se ata nuk mund të binin dakord për asnjë veprim të përbashkët, duke pasur shumë mosmarrëveshje, sipas Ëho. Skivi ka shpjeguar se tashmë ‘Babastars’ qëndron i regjistruar vetëm në dokumente shtetërorë dhe pritet që të hënën të pezullohet si firmë ose të vazhdojë të funksionojë me emra të rinj. Reperi ka ndarë me të gjithë edhe planet për të ardhmen, për krijimin e një labeli të tij. Skivi e ka ndjerë si detyrim që të japë një shpjegim për gjithë publikun që i ka ndjekur gjatë këtyre viteve.