
COVID i mori jetën në moshë të re, këngëtarja shqiptare zbulon e hidhëruar lidhjen me biznesmenin
Ditën e sotme, ndërroi jetë si pasojë e Covid-19, biznesmeni nga Skenderaj Faton Hoti. Për vdekjen e të riut reaguan shumë figura të njohura të politikës dhe artit në vend, duke shprehur ngushëllimet.
Mes tyre, më e fundit është edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka treguar se e ka pasur shok klase të ndjerin.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi të tij, shoqëruar dhe me një dedikim prekës.
“Ahhh Faton, shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, ka shkruar Leonora.