“Covid-i i pabesë ta preu jetën në mes”, Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë

Aktori dhe prezantuesi Agron Llakaj ka njoftuar se ka humbur motrën e tij për shkak të Covid-19. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të motrës, dhe ka rrëqethur me fjalët kushtuar asaj.

Llakaj shkruan se jemi të pafuqishëm para fatit që ka caktuar Zoti, ndërsa thotë se Covid-i i pabesë i preu jetën në mes motrës së tij. Sakaq, Agroni ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.

Të shumta kanë qenë ngushëllimet nga ndjekësit, miq, të afërm dhe personazhe të njohur të ekranit.

Postimi i plotë:

“Moter moj ! Bardhe moj ! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emer te bukur qe kishe moj moter por fatin jo…,kovidi i pa bese ta preu jeten ne mes .Sa vuajte moj shpirt,sa lengove moj moter. Ne mengjes kur folem me the “jam mire por kam ftohte !”Ah pse s’mu ankove njeher moj zemer, ah!!! Ike moter, ike…,jemi te pafuqishem para fatit qe na ka caktuar Zoti ! Lamtumire motra ime ! Lamtumire o shpirt ! Me fal por s’munda ! Qofsh e Zotit, e parajses siç vet zemren kishe!”, shkruan Llakaj.

/News31