COVID-19/ Studimi: Të gjithë ata që shërohen zhvillojnë antitrupa mbrojtës. Disa rezultojnë sërish pozitiv me virusin sepse…
Ata që shërohen nga Covid-19 zhvillojnë gjithmonë antitrupa mbrojtës ndaj virusit.
Sipas “TGCOM”, konfirmimi vjen nga një studim i Universitetit Mjekësor Chongqing, i botuar në revistën Nature Medicine, i cili gjeti në 100% të pacientëve të analizuar (285) praninë e antitrupave IgG, ato të prodhuara gjatë infeksionit të parë dhe që mbrojnë në planin afatgjatë.
Kjo do të thotë që testimi serologjik mund të jetë i dobishëm në diagnostikimin e pacientëve të dyshuar.
Një kontribut tjetër në hulumtimin e koronavirusit vjen nga Koreja e Jugut. Fakti që pacientët e konsideruar të shëruar nga Covid-19, kanë rezultuar sërish poztiv me koronavirusin, përsëri mund të tregojë që ata kanë në trupin e tyre ende fragmente virusi, por joaktiv.
Kjo është thënë nga Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), objekti shkencor i Koresë së Jugut që merret me epidemi.
Ajo ka shkaktuar një alarm në Korenë e Jugut që disa njerëz të konsideruar të shëruar nga koronavirusi i ri kanë testuar përsëri pozitiv. Deri më tani, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, ka 277 raste të tilla.
Koreja e Jugut përdor një provë të reaksionit të zinxhirit polimerazë (PCR) për të diagnostikuar praninë e koronavirusit të ri, i cili përgjon informacionin gjenetik që përmbahet në ARN – acidin ribonukleik – të virusit.
Testi është i aftë të zbulojë edhe sasi të vogla të ARN virale në qeliza, edhe pasi pacienti të jetë rikuperuar.
“Virusi nuk pushton bërthamën e qelizave duke u kombinuar me ADN-në e pacientit,” shpjegoi Oh Myoung-don, kreu i komitetit shkencor të Koresë së Jugut. “Kjo do të thotë – vazhdoi ai – që virusi nuk krijon një infeksion kronikp për më tepër, nuk duket se mund të mbetet e fjetur në bërthamën e qelizave”.