Covid-19 prek burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, 8 të dënuar nisen drejt Tiranës

Tetë të burgosur në burgun e Drenovës kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Bëhet fjalë për të burgosur të të njejtit sektor, ndërsa mësohet se janë nisur drejt Tiranës.

Nga ana tjetër janë duke u mbajtur të karantinuar në dhomat e tyre edhe të burgosurit e te njëjtit sektor. Sipas burimeve behet fjale per sektorin e sigurisë së lartë brenda institucionit te vuajtjes se dënimit.